Henderson flet pasi u bë lojtar i Ajaxit

Futboll

Henderson flet pasi u bë lojtar i Ajaxit

Më: 19 janar 2024 Në ora: 12:08
Henderson

Gjatë natës së mbrëmshme, Jordan Henderson nënshkroi për skuadrën e Ajaxit.

Henderson ka nënshkruar kontratë me holandezët deri në qershor të vitit 2026.

Mesfushori anglez rikthehet në Evropë, pas një aventure të shkurtë në futbollin arab tek Al-Ettifaq, me të cilët shkëputi kontratën.

Pasi nënshkroi me gjigantin holandez, Henderson tha se ai dhe skuadra e tij e re kanë pasur vit të vështirë megjithatë potencon se ai dëshiron t’i ndihmojë skuadrës për të kaluar periudhën e vështirë.

“Ka qenë një vit i vështirë për Ajax-in. Kjo është e njëjta gjë për mua në gjashtë muajt e fundit.

Kështu që, shpresojmë, ne mund të ndihmojmë njëri-tjetrin për të ecur përpara dhe të jemi të suksesshëm”, tha futbollisti anglez.

Jordan Henderson mund të debutoj me Ajaxin të dielën, kur ballafaqohen me Waalwijk në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat