Martini ka gati planin anti-Tirana

Futboll

Martini ka gati planin anti-Tirana

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:24
Edi Martini

Teuta do të luajë ditën e sotme përballë Tiranës ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores.

Sfida që do të zhvillohet në stadium “Niko Dovana” do të startojë në orën 17:00.

Durrsakët kërkojnë pikë jetike në këtë sfidë, përballë një kundërshtari si Tirana që ka objektiva komplet ndryshe. “Djemtë e Detit” kërkojnë të mos dalin pa pikë, me qëllimin që të lënë pas ecurinë mjaft negative dhe të nisin “marshimin” për t’u larguar nga vendi i fundit.

Ditën e djeshme ekipi i Teutës sëbashku me Edi Martinin i kanë dhënë dorën e fundit stërvitjes dhe përgatitjeve për sfidën ndaj bardhebluve. Skuadra durrsake vjen në këtë ndeëshje me grupin e plotë dhe me lojtarët në gjendjen më të mirë të mundshme.

Trajneri Martini në krahun tjetër pritet të hedhë në fushë më të mirët.

Formacioni i mundshëm i Teutës:

TEUTA (4-3-2-1): Dema: Kruja, Gjini. Jazxhi, Kotobelli: Daja, Beqja, Arifi: Fili, Peposhi: Daci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat