Partizani i beson “prodhimit” të tij

Futboll

Partizani i beson “prodhimit” të tij

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:28
Orges Shehi

Partizani padyshim ka një nga ekipet më cilësorë në Superiore, teksa Orges Shehi ka mundësi të shumta zgjedhje.

Tekniku i “Demava” nuk ka alternativa vetëm nga ekipi i parë, por edhe nga moshat.

Superkampionët kohët e fundit kanë nxjerrë në “dritë” disa lojtarë të talentuar, që janë bërë shumë shpejt pjesë e ekipit të parë. Lojtarë të rëndësishëm për të tashmën dhe me garanci për të ardhmen. Rastet objektive janë ata të Paulo Buxhelaj, Gergji Kote dhe Luis Birçaj.

Teksa në këtë gjysmë sezoni, kjo treshe pritet të ketë edhe më shumë minuta, duke patur parasysh “dashurinë” që Orges Shehi ka për lojtarët e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat