Henderson kërkoi numrin 14, Ajax i tregoi se pse nuk ka asnjë lojtar në botë që mund ta marrë

Futboll

Henderson kërkoi numrin 14, Ajax i tregoi se pse nuk ka asnjë lojtar në botë që mund ta marrë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:56
Jordan Henderson

Jordan Henderson u largua nga Arabia Saudite pas vetëm disa muajsh dhe karrierën e tij do ta vazhdojë në Holandë, ku nënshkroi për Ajax-in. 

Por kur mbërriti në Amsterdam, ai u prit me një dush të ftohtë sepse zbuloi pse nuk mund të merrte numrin e tij të preferuar.

Henderson u tha drejtuesve të klubit se donte të mbante numrin 14 në fanellën e tij, të cilën e ka mbajtur pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij kudo që ka luajtur, por Ajax i tha atij se kjo nuk do të ishte e mundur.

Anglezi mendoi se do ta merrte pa problem numrin 14 sepse e pa që askush në skuadrën e Ajax-it nuk e mbante, por në fund klubi i shpjegoi pse nuk e kishte të mundur ta merrte atë numër.

Numri 14 u pensionua për nder të legjendarit Johan Cruyff, i cili e kishte veshur këtë numër teksa luante për Ajax-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat