Taulanti: Granit Xhaka më tha qartë!

Futboll

Taulanti: Granit Xhaka më tha qartë!

Nga: K. Goca Më: 19 janar 2024 Në ora: 14:33
Taulant e Granit Xhaka

Superliga e Zvicrës do të rifillojë në fundjavë dhe FC Basel do të përballet me FC Zurich. 

Para kësaj sfidë ka folur në një intervistë ekskluzive për mediumin zviceran “20 Min”, i suspenduari Taulant Xhaka.

Xhaka thotë: “Ato janë gjithmonë ndeshje shumë speciale kundër Zurich-ut. Por bashkëlojtarët e mi e dinë se sa e rëndësishme është loja”.

Xhaka ka folur edhe për babain e tij, Ragipin, që ishte i dënuar në vitet e 80-ta nga regjimi ish jugosllav: “Ne kemi një mentalitet fitues.

Babai im ka qenë vetë futbollist derisa u burgos për arsye politike.

Ne gjithmonë kemi dashur të luajmë futboll dhe të fitojmë gjithmonë. Më pëlqen qetësia pranë fushës. Unë i kam miqtë e mi prej vitesh.

Më pëlqen të shkoj në “Steinen” për një pije dhe të ha qebapa”
 
Të dielën FC Basel do të takohet me FC Zurich.

Taulant Xhaka mungon për shkak të një kartoni të kuq.

Taulant Xhaka, FC Basel është në vendin e njëmbëdhjetë, disa herë edhe të fundit. Çfarë shkoi keq?

Vështirë për t'u shpjeguar. Pati sigurisht ndryshimin e trajnerit në verë dhe largimet e shumta të top-përbërjes.

Ne e ndjemë atë. Nuk kishim kohë. E gjithë kjo bëri që ne të ishim të fundit. Nëse skuadra do të kishte qenë si tani që në fillim, me Fabio Celestinin si trajner, gjërat do të dukeshin ndryshe.

Ju jeni një veteran i FC Baselit dhe jeni të dashur nga tifozët. Çfarë do të thotë FC Basel për ju?

Gjithçka! Unë jam rritur në këtë rajon, i kam të gjithë miqtë e mi këtu, familjen time.

Basel është klubi ku kam nisur karrierën time. 

Fyerje, goditje me kokë ndaj Nikola Katiq, dy ndeshjet e fundit kundër Zurich-ut ishin emocionale. Jeni i kënaqur që nuk keni takim në fushë me Katiq tani?

Për mua ka mbaruar.

Futbolli është një sport emocional. Sipas mendimit tim, pa djem si ai dhe unë, futbolli nuk do të ishte aq emocionues. 

Vëllai juaj Graniti komenton vazhdimisht për FC Baselin. A diskutohen deklaratat e tij në teshatore?

Ndonjëherë dikush thotë: "Shiko, Graniti ka komentuar përsëri diçka”.

Më pas bëj sikur nuk e kam parë, edhe pse sigurisht e di prej kohësh.

Ai tha në fillim të kësaj jave se do të donte të luante përsëri me ju.

Absolutisht. E kemi diskutuar bashkë edhe gjatë pushimeve dimërore.

Edhe nëse nuk mund të eci më, nëse Basel e lejon dhe ne mund të luajmë së bashku vetëm për pesë minuta, do të isha i lumtur.

Graniti gjithashtu, më tha qartë se do të dëshironte patjetër të kthehej në FC Basel në një moment.

A mendoni ndonjëherë për fundin e karrierës suaj?

Ka momente kur mendoj: Kur duhet të ndahem? Unë vetëm dëgjoj trupin tim.

Nëse vërej se trupi im nuk po funksionon më siç duhet, mund të ndaloj brenda një viti.

Por ndihem në formë.

Dhe unë dua të fitoj një titull kampion me Baselin! Një klub tjetër nuk është më një opsion për mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat