Ja ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Futboll

Ja ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Më: 19 janar 2024 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Finalja e Kupës së Botës 2026 do të luhet në “AT&T Stadium” në Arlington. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “The Sun”.

Kupa e Botës në futboll është ngjarja më e madhe sportive në botë. Rreth 1.5 miliardë njerëz ndoqën ndeshjen finale të “Botërorit  2022”, ku u përballën Franca dhe Argjentina.

“The Sun” zbulon gjithashtu se Teksasi i Veriut do të jetë baza qendrore për FIFA-n, organ drejtues i sportit, gjatë turneut.

Kupa e Botës 2026 do të zgjerohet nga 32 ekipe në 48 ekipe për herë të parë, që do të thotë se do të luhen gjithsej 104 ndeshje mes Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës.

Ndeshja hapëse thuhet se do të luhet në “Estadio Azteca”, në Mexico City, ku Diego Maradona shënoi golin e tij “Hand of God” kundër Anglisë në çerekfinalet e Kupës së Botës 1986.

Arlington është një nga 16 qytetet ku do të luhen ndeshjet.

Vlen të përmendet që Stadiumi AT&T mund të mbajë gati 100,000 njerëz. Në këtë impiant organizohen ndeshje Super Bowl, përballje të rëndësishme të futbollit të kolegje, rodeo, ndeshje boksi etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat