Partizani do të kërkojë fitoren ndaj Laçit

Futboll

Partizani do të kërkojë fitoren ndaj Laçit

Më: 20 janar 2024 Në ora: 11:03
Orges Shehi

Partizani do të kërkojë fitoren ndaj Laçit, për të mos lejuar shkëputjen e mëtejshme të Egnatias, e cila fitoi bindshëm dje në fushën e Kukësit.

Trajneri i të kuqve, Orges Shehi, në konferencën për shtyp të rastit, foli për kundërshtarin e radhës.

Si e prisni ndeshjen ndaj Laçit?

"Nuk mendoj që ka kundërshtar të lehtë. Të gjithë kundërshtarët kanë vështirësinë e tyre, të gjithë kërkojnë të marrim maksimumin e pikëve.

Mendoj se është një ndeshje që ka shkallën e vështirësisë së vet dhe rëndësinë maksimale.

Për sa i përket gjendjes së skuadrës, kemi patur një javë të plotë për të punuar, pas fitores ndaj Teutës.

Na mungon për arsye kartonësh Sembene, ditët e fundit na janë bashkuar Mehmeti dhe Keko. Kontigjenti sa vjen e po plotësohet.

Çdo kundërshtar ndryshon, ka ekipe që luajnë me sisteme të ndryshme, me individë të caktuar, që gjatë lojës ndryshojnë. Laçi është një skuadër që kërkon të ketë topin në zotërim, ka elementë cilësorë, të cilët po nuk pate përqendrimin e duhur, mund edhe të të ndëshkojnë. Patjetër që përpara çdo ndeshjeje analizohet kundërshtari", tha Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat