Futbollistët e Struga Trim Lum dhe FC Shkupi me aeroplanin e njëjtë udhëtuan

Futboll

Futbollistët e Struga Trim Lum dhe FC Shkupi me aeroplanin e njëjtë udhëtuan

Më: 20 janar 2024 Në ora: 15:43
Struga Trim Lum

Futbollistët e Struga Trim Lum dhe FC Shkupi me aeroplanin e njëjtë udhëtuan sot drejt Antalisë së Turqisë.

Këto dy skuadra do të zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja skuadrat tashmë kanë caktuar edhe rivalët e tyre, me të cilët do të përballen në tokën turke, e përmes të cilave trajnerët Shpëtim Duro dhe Mlladen Zhizhoviç, do të bëjnë zgjedhjen e duhur rreth skuadrës, që në pranverë do të bartë barën kryesore në garën për titullin e kampionit.

Kujtojmë Struga Trim Lum doli kampione e vjeshtës me 39 pikë, derisa FC Shkupi me një pikë më pak u rendit në pozitën e dytë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat