Jemi në bisedime me Shkodran Mustafin

Futboll

Jemi në bisedime me Shkodran Mustafin

Më: 20 janar 2024 Në ora: 16:06
Qatip Osmani

Vllaznia fitoi përballë Erzenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” përfundoi me fitoren 0-1 të shkodranëve, për të cilët golin e shënoi Stojanovic në minutën e 86’.

“Kjo formë e jona nuk ka sekret, thjeshtë luajtëm një lojë të mirë dhe të disiplinuar.

Kur morëm rastin për të dhënë gol e bëmë. Mendoj se gjatë lojës e menaxhuam mirë ndeshjen.

Kishim mbajtjen e topit në favorin tonë.

U mundësuam me lojtarë të shpejtë që kemi në organikë që të rrezikojmë kundërshtarët, disa herë e arritëm.

Jemi të kënaqur me fitoren. Sigurisht që çdo trajner duhet të koncentrohet me lojtarët që ka në disponim.

Merkato nuk është e mbyllur dhe ne jemi në bisedime me disa lojtarë. Presim përforcime.

Ne jemi në bisedime një fantazist, një lojtar i tillë na duhet”, u shpreh fillimisht Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.

Shkodran Mustafi?                                             

“Janë në bisedime, nuk e dimë ende. Bisedimet me Shkodran Mustafin nuk janë të thjeshta, por duhet të presim edhe pak", tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat