Sinani, Kryeziu e Uka - krenarë që gjunjëzuan Ballkanin

Futboll

Sinani, Kryeziu e Uka - krenarë që gjunjëzuan Ballkanin

Më: 20 janar 2024 Në ora: 19:59
Uka, Kryeziu e Sinani

Prishtina e ka nisur ashtu siç i ka hije vitin 2024, duke e fituar trofeun e Superkupës së Kosovës.

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj kampionit Ballkanit, në finalen që u zhvillua në tokën turke, në Antalia.

Futbollisti i Prishtinës, Egzon Sinani, ndihet sikur në qiellin e shtatë për trofeun.

“Po ndihem shumë mirë për këtë trofe dhe po ashtu po më vije shumë mirë që më në fund dola triumfues në një finale pas tre më parë të humbura.

Ky ekip më jep shumë shpresë dhe shumë besoj që do të jemi befasia e pranverës””, tha autori i golit të parë Sinani për faqen e FC Prishtina.

Futbollisti Leotrim Kryeziu, autor i golit ë dytë, tha: “Jam shumë i lumtur me trofeun e fituar. Jam shumë i lumtur me golin e shënuar.

Kjo është edhe një arritje për klubin. Ishte ndeshje shumë e vështirë, por shumë mirë e analizuar dhe përgatitur nga ne”.

Kreshnik Uka, shprehet i lumtur për suksesin: “Së pari falënderoj Zotin për rikthimin nga lëndimi që më la jashtë fushës për tetë muaj. Ndërsa e dinim që kishim përballë një Ballkan të fortë, por ne me meritë ia sollëm edhe një trofe klubit më të madh në Shqiptari dhe ndjehem tejet i lumtur që arrita të kontribuoj edhe me dy asistimet e mia. Tani duam të përgatitemi sa më mirë që më 3 shkurt të fillojmë mbrojtjen e trofeut të Kupës së Republikës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat