Marotta: Fjalët e Alegrit nuk na bezdisin, pjesë e lojës

Futboll

Marotta: Fjalët e Alegrit nuk na bezdisin, pjesë e lojës

Më: 20 janar 2024 Në ora: 22:31
Marotta

Xhuzepe Marotta është ndalur në mikrofonat e “Sportmediaset” ku ka komentuar deklaratat e Alegrit dhe të ardhmen e Simone Inzagit.

“Deklaratat e Alegrit? Nuk ishin të bezdisshme, ishin pak a shumë ironike dhe janë mekanizmat normalë të botës së futbollit. Interi dhe Juve përfaqësojnë dy skuadra të mira për futbollin italian, pa harruar Milanin.

Ky kampionat është shumë më i pasigurt se i fundit dhe ne do të shohim si do të përfundojë.

Jemi ende në fazën ndërlidhëse të këtyre dialektikave, do të heqim pluhurin nga anekdotat dhe batuta pikante.

E tillë është bota e futbollit,janë pjesë e lojës, gjithmonë duke ruajtur korrektësinë. Kampionati është gjithmonë objektivi ynë kryesor edhe sigurisht që duam të jemi triumfues në të gjitha frontet”, thaadministratori i deleguar i zikaltërve, që u ndal më pas tepritshmëritë për trajnerin Inzagi.

“Puna brenda dhe jashtëfushës e bëri atë të rritet. Përvoja sjell mençuri, veçanërisht për një trajner të ri si ai, i cili ka ende shumë punë dhepo na dhuron gjëra të bukura”, përfundoi Marotta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat