Infantino: Humbje për skuadrat dhe kallëzime penale për ata që kryejnë akte raciste

Futboll

Infantino: Humbje për skuadrat dhe kallëzime penale për ata që kryejnë akte raciste

Më: 21 janar 2024 Në ora: 11:19
Infatino

Episodi i radhës i racizmit brenda një stadiumi, jo vetëm në Itali, ka shkaktuar reagime të pashmangshme indinjate nga bota e futbollit.

Duke u nisur nga eksponenti më i madh i FIFA-s, Gianni Infantino. I cili premtoi sanksione të rënda ndaj klubeve.

"Ngjarjet e së shtunës në Udine dhe Shefilld janë absolutisht të neveritshme dhe plotësisht të papranueshme. Nuk ka vend për racizëm apo forma të tjera diskriminimi, në futboll apo në shoqëri.

Lojtarët e prekur nga ajo që ndodhi të shtunën kanë mbështetjen time të plotë.

Është e nevojshme për të gjithë të interesuarit të veprojnë, duke filluar nga edukimi në shkolla, që brezat e ardhshëm të kuptojnë se kjo nuk është pjesë e futbollit dhe as e shoqërisë”, ka thënë numri 1 i futbollit botëror.

“Përveç procedurës prej tre fazash (pezullimi i ndeshjes, ndërprerja e dytë e ndeshjes, anulimi i ndeshjes), duhet të vendoset humbja në tavolinë për skuadrat, tifozët e të cilave kanë qenë protagonistë të akteve të natyrës raciste, që kanë provokuar kështu anulimin e ndeshjes. Po ashtu duhet të zbatohen ndalimet e hyrjes në stadiumet në mbarë botën dhe të ngrihen kallëzime penale kundër atyre që kryejnë akte raciste.

"FIFA dhe bota e futbollit tregojnë solidaritet të plotë me viktimat e racizmit dhe çdo forme tjetër diskriminimi. Një herë e përgjithmonë: jo racizmit! Jo çdo forme diskriminimi!”, përfundoi Infantino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat