Mburret me fitoren që shënuan me përmbysje

Futboll

Mburret me fitoren që shënuan me përmbysje

Më: 21 janar 2024 Në ora: 11:23
Stefano Pioli

Stefano Pioli shijon suksesin me përmbysje ndaj Udineses: "Këto fitore na japin besim dhe bindje për të bërë një fazë të dytë të mirë dhe për të bërë diçka më shumë.

Ne nuk duhet të mendojmë për prillin dhe majin.

Duam të jemi protagonistë, por për momentin Interi dhe Juve po udhëtojnë me një ritëm shumë të lartë.

Duhet të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e radhës", ka thënë trajneri i Milanit pas ndeshjes.

Më pas trajneri i kuqezinjve u dërgon një mesazh racistëve që detyruan gjyqtarin Maresca të pezullonte ndeshjen për disa minuta: "Maignan ishte i zhgënjyer, por unë jam krenar që trajnoj një person si ai, kaq korrekt dhe krenar. Është është koha për të ndaluar këto episode, injorantët duhet të qëndrojnë në shtëpi".

Suksesi përballë Udineses ishte fitorja e 100 në karrierë në elitën e futbollit italian për Piolin, që shpreson që të vazhdojë të qëndrojë gjatë te Milani: " 100 fitoret e ardhshme sërish me Milanin? Le të shpresojmë”, ka thënë mes të tjerash tekniku kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat