Përfitimet në Superkupën e Italisë

Futboll

Përfitimet në Superkupën e Italisë

Më: 21 janar 2024 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Superkupa e Italisë nuk është vetëm çështje lavdie, është një mikser i përgjithshëm që gjeneron të ardhura. Këtë vit formati i ri i kompeticionit me katër skuadra që do të nisë me dy gjysmëfinale e do të përcaktojnë në fund finalistët, do i bëjë edhe më të pasura klubet italiane.

23 milionë euro do të shpërndahen këtë herë për pjesëmarrësit, një shifër më shumë se e trefishuar, krahasuar me 7.5 milionët e një viti më parë. 16 milionë euro do u shpërndahen pjesëmarrësve, ndërkohë që pjesa tjetër do i shkojë Ligës.

8 milionë euro janë të destinuara për skuadrën që e fiton këtë trofe në Riad, njërën mes Interit dhe Napolit, ndërkohë që 5 milionë euro do i takojnë finalistes tjetër.

Nga 1.5 milionë euro do të shpërndahen në krahun tjetër për Fiorentinën dhe Lacion.

Nëse të hënën triumfon Interi, lojtarëve do u shpërndahet diçka më shumë se 20% e shumës, në total 1.5 milionë euro, premioja e caktuar nga presidenti Zhang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat