Në emocione të derbit të madh të Zvicrës, çfarë thotë reprezentuesi i Kosovës?

Futboll

Në emocione të derbit të madh të Zvicrës, çfarë thotë reprezentuesi i Kosovës?

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2024 Në ora: 13:15
Benjamin Kololli me të bardha gjatë një ndeshje

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli sot (16.30) do të paraqitet për Baselin në Letzigrund ndaj Zurich-ut, në takimin e javës së 19-të kampionatit zviceran.  

“Pak më shumë se dy vite, Kololli i përshkroi mbështetësit e FC Zurich si ‘më të mirët në të gjithë Zvicrën", tani ai është veshur me fanellë kuqe e kaltër", shkruan mediumi zviceran "Blick".

Megjithatë, trajneri i tij, Fabio Celestini, nuk është i shqetësuar për Kolollin (ish lojtar i Zurich-ut) por thotë: “Do të japë 110 për qind. 10 për qind e fundit ndoshta falë fishkëllimave.

Lojtarët që luajnë dobët nuk fishkëllen kurrë”.

Dikush që ka ADN-në quhet Taulant Xhaka.

Por ai mungon të Baseli për shkak të pezullimit.

Edhe Kololli e di se sa emocione përfshihen në një duel mes rivalëve të përjetshëm, Zurich - Basel.

Ai luajti gjithsej tetë herë me Zurich kundër Baselit. Gjëja më emocionale ndodhi në prill të vitit 2019, kur skuadra e Baselit fitoi gjysmëfinalen e Kupës 3:1.

Zurich renditet në vend të tretë me 31 pikë e Baseli në të 11-tin (i parafundit) me 18 sosh.

“Në kohën time, rivaliteti midis Zurich-ut dhe Basel-it ishte më i madh!”, ka thënë Kololli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat