Tuchel: De Ligti është në planet e klubit bavarez

Futboll

Tuchel: De Ligti është në planet e klubit bavarez

Më: 21 janar 2024 Në ora: 13:40
Mathijs de Ligt.

Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel ka mohuar thashethemet për largimin e Mathijs de Ligt.

Tuchel, në një intervistë për mediat gjermane ka thënë se De Ligt është në planet e klubit bavarez për sezonin e ardhshëm.

Tuchel për thashethemet për Matthijs de Ligt që do të largohej në qershor: “Ne po planifikojmë me Matthijs, lojtarin më të mirë”, ka thënë Tuchel.

“Matthijs u rikthye i dëmtuar nga kombëtarja, humbi të gjithë parasezonin. E luajtëm shumë herët në Superkupë, pastaj u lëndua sërish rëndë”.

Përndryshe, De Ligt thuhet se nuk është i kënaqur me minutat e luajtura në Gjermani dhe po kërkim një largim drejt Premier Leagues me Arsenalin dhe Manchester Unitedin, që janë klubet që kanë shfaqur interesim për mbrojtësin holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat