Sulmuesi i Juventusit drejt gjigandit spanjoll

Futboll

Sulmuesi i Juventusit drejt gjigandit spanjoll

Më: 21 janar 2024 Në ora: 16:02
Juventusi

Atletiko e Madridit duket gjithmonë e më pranë Mois Kenit, i cili në “Wanda Metropolitano” do të rigjejë Alvaro Moratën, me të cilin kanë luajtur së bashku te Juventusi.

Sulmuesi italian mes ofertave nga Bolonja, Monza e Fiorentina ka qenë i prerë për t’u larguar jashtë Serisë A dhe për Kenin do të ishte aventura e tretë e huaj pas Evertonit në Angli dhe PSG-së në Francë.

Atletiko gjithashtu po punon me shpejtësi për t’i hapur 23-vjeçarit vendin në skuadër dhe ai që duhet t’i lirojë “poltronën” është holandezi Memfis Depai.

Juventusi do të ishte i lumtur për këtë huazim, duke qenë se do të fitonte afro 2.7 milionë euro (1.5 nga huazimi dhe kursimin e gjysmës së pagës së lojtarit, 1.2 milionë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat