PSV ndalet për herë të parë në kampionat

Futboll

PSV ndalet për herë të parë në kampionat

Më: 21 janar 2024 Në ora: 17:08
PSV

Ndalet ditën e sotme seria e fitoreve radhazi të PSV Eindhoven në kampionatin holandez.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Peter Bosz, pas 17 fitoreve radhazi në Eredivisie, është ndalur nga Utrechti, duke barazuar 1-1 në transfertë.

Përfundon sot seria e pabesueshme e 17 fitoreve radhazi dhe nuk arrihet që të thyhet rekordi i vendosur nga vetë PSV Eindhoven në sezonin1987-88 , edhe në atë kohë sukseset radhazi ishin 17.

Johan Bakayoko kaloi në avantazh kryesuesit e Eredivisie në pjesën e parë, por vendasit e Utrecht barazojnë në pjesën e dytë falë golit të shënuar nga Othman Boussaid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat