Real Madrid dhe Manchester City në ‘luftë’ për shërbimet e sulmuesit të Gironës

Futboll

Real Madrid dhe Manchester City në ‘luftë’ për shërbimet e sulmuesit të Gironës

Më: 21 janar 2024 Në ora: 17:24
Savio

Girona ka qenë një ndër ekipet surprizë këtë sezon në La Liga, teksa momentalisht janë lider në elitën e futbollit spanjoll, me një pikë më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më pak.

Një ndër lojtarët më të dalluar të këtij ekipi këtë sezon ka qenë anësori brazilian Savio, i cili momentalisht po luan në formë huazimi nga klubi francez Troyes.

Pasi iu bashkua katalanasve, 19-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar pesë asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat.

Forma e mirë e Savios ka rënë në sy të një numri të madh klubesh brenda dhe jashtë Spanjës.

Real Madridi thuhet se po monitoron situatën e brazilianit, por siç duket e ardhmja e sulmuesit me shumë gjasë do të jetë jashtë Spanjës.

Siç raporton , Manchester City po kryeson garën për të siguruar shërbimet e Savios nga Troyesi.

Në fakt, Troyes dhe Girona janë në pronësi të City Football Group, pronarët e Manchester Cityt gjithashtu, dhe kjo mund t’iu jap atyre një avantazh mbi Real Madridin.

Siç shton raporti, “Qytetarët” mund të nënshkruajnë me 19-vjeçarin për një shumë prej hiq më pak se 10 milionë euro, një çmim tejet i ulët në krahasim se sa do duhej të paguanin klubet tjera për sulmuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat