Kjo është nota për Ismajlin

Futboll

Kjo është nota për Ismajlin

Më: 21 janar 2024 Në ora: 18:11
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli ka qenë përsëri titullar me skuadrën e Empolit sot, në një fitore të rëndësishme për ekipin e tij përballë Monzës në Serinë A.

Një sukses 3-0 që sjell pikë me vlerë të madhe për ekipin që po lufton për mbijetesën dhe në javën e fundit ndërroi trajner për herë të tretë në këtë sezon.

Paraqitja e mbrojtësit shqiptar ka qenë mjaft e mirë dhe këtë e tregojnë statistikat e përpiluara nga “SOFASCORE”. Ai ka qenë perfekt në duelet e tij, duke fituar 3 në 3 ndaj futbollistëve të Monzës, ndërsa kishte një saktësi 90% në pasime, pa harruar këtu edhe 5 spastrime topi në zonat e rrezikshme. Për këtë paraqitje, ai ka marrë notën 7,2 në këtë sfidë.

Protagonist në minutat e fundit ishte edhe Sitven Shpendi, i cili luajti pak më shumë se 20 minuta, në të cilat ishte edhe pjesë e aksionit të golit të rezultatit 3-0. Për Shpendin është regjistruar nota 6,7 nga “SOFASCORE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat