​Mbappe del në mbështetje të Maignan

Futboll

​Mbappe del në mbështetje të Maignan

Më: 22 janar 2024 Në ora: 12:32
Kylian Mbappé

Superylli i PSG-së dhe Francës, Kylian Mbappé i dërgoi një mesazh në rrjetet sociale bashkatdhetarit të tij Mike Maignan pasi portieri i Milanit u largua nga fusha në ndeshjen e Serisë A kundër Udineses për shkak të abuzimeve raciste nga tifozët vendas.

Maignan u largua nga fusha në stadiumin Blue Energy në Udine disa minuta para pushimit të pjesës së parë të së shtunës mbrëma pasi dëgjoi abuzime raciste nga tifozët. Ndeshja u ndërpre për disa minuta.

Portieri 28-vjeçar mori disa mesazhe mbështetjeje nga kolegë futbollistë dhe klube futbolli, përfshirë rivalët e qytetit të Milanos, Interin, përcjellë KosovaPress.

Bashkatdhetari i Maignan, Mbappé, ishte ndër ata që fajësuan ultrasit e Udineses dhe mbështeti mikun e tij dhe shokun e skuadrës në Francë.

“Ti je larg nga të qenit vetëm, Mike Maignan”, shkroi Mbappé në Instagram.

“Ne jemi të gjithë me ju. Gjithmonë të njëjtat probleme dhe gjithmonë pa zgjidhje. nuk mjafton.”, ka shtuar ai.

Udinese ka premtuar se do t'i ndalojë përgjithmonë ata që janë përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat