Atletico gjen fitoren e parë në La Liga për 2024-ën

Futboll

Atletico gjen fitoren e parë në La Liga për 2024-ën

Më: 22 janar 2024 Në ora: 23:12
Atletico

Atletico Madrid merr tri pikët dhe fitoren e parë në La Liga për 2024-ën në transfertën e Granada-s, në takimin që u mbyll me rezultatin 0-1.

Sfida e javës së 21-të të La Liga-s mes këtyre dy skuadrave rezultoi shumë e luftuar, ndërsa pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

U desh minuta e 55’ që të shënohej goli i vetëm i këtij takimi, me Morata-n që i dha avantazhin dhe fitoren skuadrës së Simeone-s.

Në minutën e 62’ Niguez pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin, por goli i tij u anulua për pozicion të parregullt pas verifikimit në VAR.

Pas javës së 21-të të La Liga, Granada renditet në vend të 19-të me 11 pikë, teksa Atletico në vend të katërt me 41 pikë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni luajti nga minuta e parë deri në minutën e 67′ dhe tregoi një formë të mirë, por nuk ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat