Fati i titullit

Futboll

Fati i titullit

Më: 23 janar 2024 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Sezoni 2023-2024 i Bajern Munihut është ende me plot paqartësi, teksa në kampionat skuadra është 7 pikë larg kreut.

Humbja e fundit 0-1 ndaj Verder Bremenit në shtëpi nuk u është pëlqyer shumë drejtuesve të klubit, që kanë shprehur kritikat e tyre ndaj skuadrës së Tomas Tuhellit.

Ai që ka folur për mediat është drejtori ekzekutiv i skuadrës bavareze, Jan-Kristian Dresen, që me tone të ashpra kritikoi lojën .

“Nuk është një humbje që ka lidhje me kualitetet e skuadrës. E vërteta është se luajtëm një ndeshje të mërzitshme për 70 minutat e para. Luajtëm një ndeshje të keqe, nuk treguam nivelin e duhur, atë ritëm që duhet të kemi gjithnjë në fushë, pavarësisht nga kundërshtari që kemi përballë. Tani na duhet të punojmë më shumë, për të bërë një sforco më shumë”, tha Dresen.

Duke parë distancën me Bajer Leverkuzenin, CEO i bavarezëve theksoi qartë se Bajerni në këtë moment asgjë nuk kontrollon.

“Tani fati i titullit nuk është më në dorën tonë edhe pse sezoni është ende i gjatë. Leverkuzeni do të ketë padiskutim  një apo dy ndeshje ku do të humbasë pikë, ndaj duhet të përfitojmë dhe të fitojmë më shumë se ata,” tha mes tjerash Deseen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat