Flamurtari zyrtarizon sulmuesin e njohur

Futboll

Flamurtari zyrtarizon sulmuesin e njohur

Më: 23 janar 2024 Në ora: 13:01
Shkurtaj

Flamurtari nuk ndalet në merkato.

Vlonjatët vazhdojnë që të përforcojnë organikën në merkaton e janarit dhe kanë arritur që të firmosin me një emër të njohur të futbollit shqiptar.

Vasil Shkurtaj nga dita e sotme është zyrtarisht një lojtar i Flamurtarit.

Sulmuesi është aktivizuar me disa skuadra në Shqipëri si Laçi, Kukësi apo Luftëtari, ndërsa së fundmi është aktivizuar në Qipro.

Vlonjatët pretendojnë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar këtë sezon dhe deri tani kanë afruar në skuadër gjatë merkatos së janarit emra si Sebastián La Torra, Gersi Diamanti, Arton Podrimcaku, Justinas Janusevskis dhe Idriz Batha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat