Reagon Bellingham

Futboll

Reagon Bellingham

Më: 23 janar 2024 Në ora: 15:42
Bellingham

Arbitri i Real Madrid-Almería ishte protagonisti i fitores së të bardhëve, me ndërhyrjen vendimtare të VAR-it.

Ky ishte çelësi që “Los Blancos” ta përfundonin ndeshjen si fitues 3-2, pasi u gjendën në disavantazh 2-0 ndaj skuadrës së vendit të fundit në La Liga.

Zemërimi kundër arbitrit dhe VAR-it vjen nga kudo, përveç Real Madridit…

Duket se lojtarët madrilenë nuk kanë qenë shumë të kënaqur me punën e arbitrit, veçanërisht Bellingham, i cili nuk ka nguruar të flasë me gjyqtarin kur u tërhoqën në dhomat e zhveshjes, në fund të pjesës së parë, siç u kap nga kamerat e “Movistar”.

Nuk ishte tamam një bisedë e qetë mes tyre. Bellingham e qortoi kryesorin që nuk vërshëlleu për ndonjë faull të bërë ndaj tij: “Një faull këtu, një faull atje”. E habitshme është se arbitri i tha: “Jam dakord me atë që më thua”.

Kështu, Bellingham nuk mundi të heshtte dhe, ndërsa shkoi në dhomat e zhveshjes, tha: “O Zot! Urime. Se mos akordon ndonjë faull të ndyrë që bëhet ndaj meje. I njëjti m*t çdo javë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat