Ahmataj: Kupa është objektivi jonë

Futboll

Ahmataj: Kupa është objektivi jonë

Më: 23 janar 2024 Në ora: 16:51
Ahmataj

Tirana do të presë ditën e nesërme në “Selman Stërmasi” skuadrën e Korabit për të bërë mes tyre llogaritë e fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Në orën 13:00 bardheblutë do të tentojnë vetëm fitoren për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Kupës.

Në prag të këtij takimi ka folur Julian Ahmataj, i cili ka analizuar duelin me Korabin.

Trajneri i kryeqytetasve ka theksuar se Kupa është një nga objektivat e skuadrës në këtë sezon.

“Edhe Kupa është një nga objektivat e klubit dhe duhet të bëjmë maksimumin nesër për të arritur kualifikimin në fazën tjetër. Kemi shumë mundësi për të fituar çdo trofe dhe besoj do të ecim gjatë dhe do bëjmë mirë.

 Është e vërtetë dhe kjo duhet të jetë një motiv më tepër për të qenë më të përqëndruar dhe më agresivë në fushën e lojës. Do të përdorim lojtarët tanë më të mirë formula e garës nuk na jep një shans të dytë dhe duhet të fitojmë ndeshjen.

Në ndeshjen e Durrësit jemi në dy mënyrë, të kënaqur nga paraqitja por jo nga rezultati. Është i shpërndarë shkaku I rezultatit dhe kjo na jep shtyësë për të vazhduar ti çojmë lojtarët tanë në formën maksimale sepse kështu bashkohen forcat.

 Patrik nuk është ende gati nga minuta e parë, por ai do të marrë minuta. Nuk duam ta dëmtojmë dhe do ti duhet më shumë kohë për të ardhur në formë. Jonuzi është një shqetësim dhe forcë për skuadrën por kemi djem të tjerë që janë gati të japin maksimumin”, ka theksuar timonieri i bardhebluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat