Ja sa fituan Interi, Napoli, Lazio dhe Fiorentina

Futboll

Ja sa fituan Interi, Napoli, Lazio dhe Fiorentina

Më: 23 janar 2024 Në ora: 17:01
Interi

Zbardhen detajet për pagesat e finalistëve: Skuadra e Inzaghit merr në shtëpi një “dhuratë të bukur”. Por në Spanjë...

Me përfundimin e Superkupës së Italisë me fitoren e Interit, del edhe shpërblimi për katër klubet pjesëmarrëse. Gara u zhvillua në Arabinë Saudite dhe për herë të pare ku u përfshinë katër skuadra, duke krijuar formatin e ri, i cili më parë kishte në garë vetëm fituesit e titullit kampion dhe Kupës së Italisë.

Fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite ka siguruar një pagesë totale prej 16.2 milionë euro. Dy gjysmëfinalistët e mundur, Fiorentina dhe Lazio, do të marrin nga 1.6 milionë euro.

Nga ana tjetër Napoli do të arkëtojë 5 milionë euro sepse është finalist. Interi do të marrë 8 milionë euro, si fitues i kompeticionit.

Megjithatë, shifra është dukshëm e ndryshme në krahasim me Superkupën e Spanjës, pjesëmarrësit e së cilës ndajnë një “plaçkë” prej 40 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat