Gati trefishimi i pagës për talentin bardhezi

Futboll

Gati trefishimi i pagës për talentin bardhezi

Më: 23 janar 2024 Në ora: 18:39
Kenan Jilldëz

Alegri u habit nga talenti i tij që në fazën përgatitore dhe që në verën e kaluar e mbajti pranë, e afroi me skuadrën e parë, i kërkoi që të punonte me ritmet e të rriturve dhe nëse Kenan Jilldëz po shkëlqen në këto momente është edhe meritë e tij.

Fakt është se, që 18-vjeçari ishte i talentuar kjo kuptohej nga të gjithë, por nëse Juventusi u tregua i zoti që t’ia rrëmbejë Bajernit që pa t’i refuzohej oferta për rinovim apo edhe sulmeve të Barcelonës, te “Zonja e Vjetër” ato i ofruan futbollin e rëndësishëm dhe numri 15 po i shpërblen të gjithë.

Gjithsesi, tani është edhe radha e Juventusit që të nisë ta përkëdhelë edhe më shumë atë që në Torino ka nisur të quhet “Del Piero i ri”, duke qenë se sulmi nga Europa po nis të ndihet.

Dhe për të qetësuar ujërat, kura është përmirësimi i kontratës, zgjatje dhe më shumë para.

Marrëveshja aktuale pritet të kalojë nga 2027 deri në 2029 dhe paga do të trefishohet, duke kaluar nga 350 mijë në mbi 1 milion euro. Ndonëse edhe kjo shifër duket e vogël për një si Jilldëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat