Egnatia blindon dy liderët e skuadrës

Futboll

Egnatia blindon dy liderët e skuadrës

Më: 23 janar 2024 Në ora: 19:28
Egnatia

Klubi i Egnatias arrin të bindë dy lojtarë të rëndësishëm si kapiteni Renato Malota dhe Albano Aleksi të rinovojnë kontratën me rrogozhinasit. Si mbrojtësi, ashtu edhe mesfushori do të jenë pjesë e Egnatias deri në vitin 2025 teksa lajmin e konfirmuan vetë rrogozhinasit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Aleksi iu bashkua Egnatias në verën e kaluar nga Tirana dhe menjëherë ka marrë përsipër organizimin e mesfushës, ndërsa nga ana tjetër, Malota prej vitit 2022 aktivizohet me rrogozhinasit duke u shndërruar në një lider të vërtetë.

Kështu, përveç merkatos në hyrje, Egnatia “blindon” edhe “xhevahirët” brenda organikës së saj teksa këtë sezon rrogozhinasit kanë objektiva madhorë siç është titulli në Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat