Shehi nuk i pranon befasitë

Futboll

Shehi nuk i pranon befasitë

Më: 24 janar 2024 Në ora: 10:49
Shehi

Partizani do të presë në “Arenën e Demave” skuadrën e Apolonisë për të bërë mes tyre llogaritë e fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërissë.

Kjo përballje do të startojë nëorën 13:00 dhe demat janë të “dënuar” vetëm për fitoren, pasi kjo është një përballje me eleminim direkt.

Duke qenë e tillë, Orges Shehi nuk i pranon “surprizat” dhe ndaj fierakëve nuk do hapa fals.

Kryeyqtetasit do të hyjnë në fushë për të vazhduar rrugëtimin e tyre në këtë kompeticoion.

Timonieri nuk do të kursejë asnjë lojtare, ndërsa do të jetë “all-in”. Por trajneri i të kuqve ka disa dilema për formacionin. Buxhelaj dhe Atanaskovski në mbrojtje dhe në mesfushë Mehmetaj ose Murataj do të duelojnë mes tyre për një fanelë titullari.

Formacioni i mundshëm: Hoxha, Hadroj, Sota, Janjeva, Buxhelaj (Atanaskovski), Maget, Mehmeti (Murataj), Rrapaj, Taipi, Mensah, Cara. Trajner: Orges Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat