Fluminense i shtohet garës për Alcantara

Futboll

Fluminense i shtohet garës për Alcantara

Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:41
Thiago Alcantara

Thiago Alcantara raportohet se do të largohet nga Liverpool-i.

Kontrata e mesfushorit veteran me “Të Kuqtë” përfundon në fund të sezonit.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Bayern Munich, sipas mediave britanike, verën që vjen do të largohet nga “Anfiled”.

Ai është i lidhur me transferimin në Arabinë Saudite, por edhe me rikthimin në Spanjës, megjithatë, tashmë lojtari është synim i Fluminense.

Fluminense tashmë thuhet se ka kontaktuar me agjentin e lojtarit për ta shikuar mundësinë e transferimit të spanjollit në skuadrën braziliane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat