Al-Nassr ofertë marramendëse për dy lojtarët e Manchester United

Futboll

Al-Nassr ofertë marramendëse për dy lojtarët e Manchester United

Më: 24 janar 2024 Në ora: 13:01
Manchester United

Al Nassr është gati të bëjë një ofertë të madhe për mesfushorin brazilian të Manchester United, Casemiro. Ai që ka inkurajuar klubin arab të bëjë këtë lëvizje është sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo, që ka luajtur dikur me Casemiro te Real Madrid.

Braziliani, i cili mbush 32 vjeç muajin e ardhshëm, nuk ka luajtur që nga nëntori për shkak të një dëmtimi.

Për këtë arsye, te “djajtë e kueq” po peshojnë opsionet e largimit të Casemiro, për të cilin shpenzuar gati 80 milionë euro dy vite më parë.

Al Nassr, gjithashtu thuhet se po shikon edhe një lëvizje për mbrojtësin Aaron Wan-Bissaka. Të martën, “The Sun” raportoi se Manchester Utd refuzoi qasjet nga Interi për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut.

Duket se oferta që do të vijë nga Arabia për Wan-Bissaka do të jetë më e mirë se ajo e Inter. Muajin e kaluar, drejtori i futbollit të Manchester United, John Murtough, fluturoi në Saudi për të eksploruar blerësit e mundshëm për lojtarët që fo të largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat