Xavi hedh ‘hije dyshimi’ mbi Real Madridin: Po ndodhin gjëra të çuditshme

Futboll

Xavi hedh ‘hije dyshimi’ mbi Real Madridin: Po ndodhin gjëra të çuditshme

Më: 24 janar 2024 Në ora: 13:05
Santiago Bernabéu

Barcelona ishte në fushë në “Benito Vijamarín” kur “Santiago Bernabéu”, 24 orë para Barçës, ishte kthyer në një skenë “krimi”.

Gjithçka lidhet me fitoren, me përmbysje të Realit kundër Almerias nga 0-2 në 3-2 me një gol të Dani Karvahal në minutën e 99-të.

Një përmbysje, ku një rol të madh luajti sistemi VAR me tri ndërhyrjet e tij.

Dy golat e Realit Madridit dhe një i tretë i anuluar për Alamerian kaluan në lupë, duke u bërë temë diskutimi në të gjitha mediat spanjolle, por dhe përtej Spanjës.

Si të mos mjaftonin përplasjet mes Realit dhe Almerias për atë që ndodhi në “Bernabeu” të dielën, në lojë është përfshirë dhe trajneri i Barcelonës, Xavi me disa deklarata që nuk lënë vend për keqkuptim.

Tekniku i katalanasve ishte i vetëdijshëm për gjithçka dhe dha disa mesazhe. “Më ka mbetur një reflektim nga Garitano (trajneri i Almerías) dhe Alfredo Relanjo, një gazetar shumë i mirë. Do të jetë shumë e vështirë të fituarit këtë Ligë. E kam thënë tashmë në Getafe. Pashë gjëra që nuk më inkuadronin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat