As protagonizmi në dy golat e parë nuk e ndihmon, media britanike e vlerëson shqiptarin si ndër më të dobëtit

Futboll

As protagonizmi në dy golat e parë nuk e ndihmon, media britanike e vlerëson shqiptarin si ndër më të dobëtit

Më: 24 janar 2024 Në ora: 13:15
Broja

Chelsea mposhti me rezultatin e thellë 6-1 Middlesbrough-un dhe siguroi kualifikimin për në finale të Carabao Cup. Armando Broja ishte protagonist në një farë mënyre në dy golat e parë të shënuar.

Në rastin e golit të parë, sulmuesi shqiptar ishte në goditje e sipër të topit përpara portës së zbrazët, por lojtari kundërshtar e shty gabimisht sferën në portën e tij.

Ndërsa në rastin e golit të dytë, Broja dha asist për Enzo Fernandezin.

Pavarësisht këtyre dy momenteve kyçe, 22-vjeçari është vleruar nga “Daily Mail” me notën 6 për paraqitjen e zhvilluar.

Më pak se ai vlerësohet vetëm Mudryk-u.

“Në zonën e rrezikut kur u shënuan dy golat e parë, por nuk kishte prekjen përfundimtare domethënëse.

Mund ta llogarisë veten pak të pafat në atë aspekt”, shkruhet në vlerësimin e bërë nga media britanike “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat