Skuadra shqiptare që lufton për titull në Mal të Zi, përgatitet në Antalia

Futboll

Skuadra shqiptare që lufton për titull në Mal të Zi, përgatitet në Antalia

Nga: K. G. Më: 24 janar 2024 Në ora: 15:03
Pamje nga stërvitja

Skuadra e futbollit Deçiqi nga Tuzi po përgatitet në Antalia.

Skuadra shqiptare me president Pal Dreshajn do të luajnë edhe disa ndeshje miqësore me skuadrat e shteteve të ndryshme. 

“Ekipi ynë realizoi trajnimin e fundit para udhëtimit në Antalia në Turqi, ku gjatë përgatitjeve atje do të luajë edhe disa ndeshje miqësore”, njofton KF Deçiqi.

Skuadra shqiptare është nënkampion vjeshtor me 37 pikë apo ka 2 me pak se Buduçnosti i Podgoricës.

Pranvera pritet të jetë e nxehtë në luftë për titullin e kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat