Mehmeti: Të dyja rastet për mua ishin penallti

Futboll

Mehmeti: Të dyja rastet për mua ishin penallti

Më: 24 janar 2024 Në ora: 15:34
Dritan Mehmeti

Dinamo u eliminua nga Kupa e Shqipërisë pas humbjes me Laçin dhe rruga drejt Europës tani bëhet më e vështirë për “nëndetësen”.

Trajneri i bluve, Dritan Mehmeti u shpreh tepër i zhgënjyer për rezultatin dhe gjithashtu kishte dyshimet e tij për dy rastet për 11-metërsh.

“Normalisht, sa i përket mënyrës si e interpretuam ndeshjen sot, ndikuan dy faktorë. Pretendimet tona për 11-metërsh, sepse në ato momente mund të ndryshonim rrjedhën e lojës tonë.

Kush shënon i pari afrohet me kualifikimin.

Të dyja rastet për mua ishin 11-metrësha, por nuk duhet të ankohemi për arbitrimin. Duhet të ishim më shumë agresivë për atë që dhamë në fushë.

Vuajmë shumë, duke pasur parasysh se në linjat e mesfushës na duhen lojtarë që marrin përsipër.

Normalisht që këto ndikojnë në normalizimin e veprimeve të skuadrës. Duke pasur se Laçi ka një skuadër të organizuar mirë në mesfushë, aty nuk ditëm të reagonim.

Por duhet të kesh dhe mentalitet ftuesi, jo vetëm aspekti taktik, por edhe të luftonim për të marrë fitoren.

Normalisht, unë kam shumë besim.

E thash dhe e kam kërkuar me ngulm gjatë janarit, që të kemi përforcime në mesfushë. Kem dhe shumë lojtarë të rinj që në të ardhmen duhen evidentuar.

Unë jam trajner dhe duhet të bëj maksimumin për t’i marrë maksimumin.

Në janar nuk po gjejmë dot një lojtar të mesfushës për të bërë diferencën.

Kam parë shumë lojtarë dhe jemi në diskutime. Por nuk mund të flas sepse nuk kemi vendosur diçka.

Normalisht, ishte rruga më e vështirë, por më e shkurtër për Europën. Më vjen keq për këtë. Por duhet të mendojmë për kampionatin dhe te ndeshja e radhës me Kukësin”, tha Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat