Wanda Nara paralajmëron Icardi-n

Futboll

Wanda Nara paralajmëron Icardi-n

Më: 24 janar 2024 Në ora: 16:36
Wanda Nara e Icardi

Mauro Icardi, tradhtia do të të kushtojë shumë shtrenjtë! Dhe futbollisti duhet të mendohet mirë nëse do t’i shkojë ndër mend të tradhëtojë gruan e tij.

Pasi Wanda Nara ka nënshkruar një marrëveshje ligjore, sipas të cilës argjentinasi do të paguajë një gjobë prej 100 milion dollarësh nëse do të kryejë tradhëti bashkëshortore.

Madje, marrëveshja përfshin edhe masa të shumta sociale. Wanda Nara është një grua biznesi, edhe kur bëhet fjalë për ndjenjat dhe marrëdhëniet. Pas skandalit me China Suarez, biznesmenia argjentinase vendosi të krijojë një marrëveshje ligjore të cilësuar nga mediat si “një marrëveshje kundër tradhtisë”.

Sipas Revista Noticias, Wanda synon të "tregojë dashurinë e saj për Mauro Icardin duke u distancuar nga këngëtari L-Gante, të shohë të gjithë fëmijët e saj, të vazhdojë trajtimin me mjekun e saj të familjes Miguel Pavlovsky dhe të planifikojë e qetë hapat që do të ndjekë".

Së fundmi argjentinasi dhe futbollisti janë treguar shumë të dashuruar në profilet e tyre sociale. Mesa duket kjo është pasojë e marrëveshjes “anti-tradhti” që Wanda Nara i vendosi bashkëshortit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat