Vllaznia largon Flamurtarin nga Kupa e Shqipërisë me “poker”

Futboll

Vllaznia largon Flamurtarin nga Kupa e Shqipërisë me “poker”

Më: 24 janar 2024 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Teuta ka arritur të eliminojë Skënderbeun nga Kupa e Shqipërisë, pasi durrsakët mposhtën korçarët në “Niko Dovana” me shifrat 2-0.

Të dyja golat erdhën në pjesën e dytë për Teutën. I pari që gjeti golin ishte Daci, i cili përfiton nga një pasim i shkëlqyer i Arifit dhe në minutën e 48’ e dërgon topin në rrjetë.

Më pas erdhi edhe goli i dytë në minutën e 56’. Daci pason për Arifin i cili shmang një lojtar në zonë dhe gjuan me një diagonale duke shënuar për rezultatin 2-0.

Teuta vazhdon aventurën në Kupën e Shqipërisë.

Vllaznia nga ana tjetër ka marrë një fitore të thellë ndaj Flamurtarit, me shkodranët që arritën të eliminojnë vlonjat falë rezultatit 4-0.

Goli i parë erdhi në minutën e 28’, me një goditje nga pika e bardhë nga Bekim Balaj. I dyti erdhi vetëm pak sekonda më pas, ku Mala dyfishoi shifrat në minutën e 30’. Ende pa mbaruar pjesa e parë, Alivoda trefishoi shifrat në minutën e 40’.

Për golin e “pokerit”, mendoi Boshnjaku, i cili shënoi në minutën e 77’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat