Fonseca, çfarë sulmi ndaj Ronaldos: Nuk meriton përgjigje

Futboll

Fonseca, çfarë sulmi ndaj Ronaldos: Nuk meriton përgjigje

Më: 24 janar 2024 Në ora: 20:31
Fonseca e Ronaldo

Shi kritikash për Cristiano Ronaldon. Kampioni portugez, i cili foli pak ditë më parë në Globe Soccer Aëards, deklaroi se, "kampionati saudit nuk është më i keq se Ligue 1.

Aty – deklaroi ish-lojtari i Real Madrid dhe Juve - mendoj se ka dy-tre skuadra të nivelit të mirë. Për momentin jemi më të mirë se kampionati francez, mund të përmirësohemi ende”. Fraza të cilave Ryanair dhe vetë Ligue 1 iu përgjigjën me mjaft ironi, por që mërziti, dhe jo pak, një njohje të vjetër të futbollit italian.

Krahasimi mes dy turneve nuk i ka pëlqyer bashkatdhetarit të pesë herë fituesit të Topit të Artë, Paulo Fonseca. Ish-trajneri i Romës, tani te Lille, kritikoi ashpër fjalët e asit portugez: "Nuk mendoj se ajo që tha ishte pozitive. Nuk dua të bëj krahasime".

Ish-trajneri i verdhekuqve shpjegon: “Nëse ai ndihet i lumtur në Arabinë Saudite, unë jam i lumtur për të”.

Pastaj goditja: "Ka gjëra që nuk meritojnë përgjigje.

Po humb kohën duke iu përgjigjur atyre. Këto deklarata janë një nga ato gjëra. Mendoj se njerëzit inteligjentë do ta kuptojnë pse e bëri këtë deklaratë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat