Sulmuesi shqiptarë nga Austria bashkohet me Mirlind Dakun te Rubin Kazani

Futboll

Sulmuesi shqiptarë nga Austria bashkohet me Mirlind Dakun te Rubin Kazani

Më: 25 janar 2024 Në ora: 11:32
Pamje nga një ndeshje

Dardan Shabanhaxhaj do të nisë një eksperiencë të re te rusët e Rubin Kazan.

Sulmuesi shqiptar është transferuar nga NS Mura te Rubin Kazan për një shifër prej 1.2 milionë euro.

Te Rubin Kazan Shabanhaxhaj do të gjejë shokun e skuadrës që ka pasur te Mura, sulmuesin e kombëtares së Shqiërisë të futbollit, Mirlind Dakun.

Sulmuesi 22-vjeçar ka lindur në Austri dhe është rritur te skuadra e Sturm Graz, ku edhe ka bërë debutimin në futbollin profesionist.

Ai u transferua te Mura verën e 2022-shit dhe në fazën e parë të sezonit aktual spikati me 7 gola të shënuar në 19 ndeshje, shifra këto që impresionuan edhe rusët e Rubin Kazan, të cilët paguan 1.2 mln euro për kartonin e tij.

Shabanhaxhaj ka luajtur me Kosovën U17 dhe Austrinë U21, teksa në një intervistë ka deklaruar se do të mirëpriste një ftesë nga Kombëtarja Shqiptare e futbollit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat