Drejtuesit e Chelseat do të vendosin mes Armando Brojas dhe Jhon Duran

Futboll

Drejtuesit e Chelseat do të vendosin mes Armando Brojas dhe Jhon Duran

Më: 25 janar 2024 Në ora: 15:26
Broja

I pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano, ka publikuar lajmet të reja rreth situatës së Armando Brojës. Romano tregon se Chelsea është në bisedime me Jhon Duran, sulmuesin e Aston Villës.

Statistikat e këtij lojtari nuk janë më mbreslënëse se ato të futbollistit shqiptar, teksa ka shënuar vetëm 2 gola në këtë sezon me Aston Vilën.

Megjithatë Romano thekson se drejtuesit e Chelsea nuk e kanë marrë ende vendimin përfundimtar.

Ata do të caktojnë një mbledhje gjatë orëve të ardhshme ku do të diskutojnë dhe vendosin nëse do të largohet Armando Broja dhe do të afrohet Duran, apo do të vazhdojë me Brojën deri në fundin e këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat