Bardhi titullar, Trabzoni mposhtet

Futboll

Bardhi titullar, Trabzoni mposhtet

Nga: K.G. Më: 25 janar 2024 Në ora: 20:36
Enis Bardhi

Bardhi titullar, Trabzoni mposhtet! Trabzon me këtë humbje rrezikon vendin e tretë.

Mediat turke raportojnë se reprezentuesi maqedonas, shqiptari  Enis Bardhi, pritet të largohet nga Trabzonspori dhe të shkojë si huazim në një klub nga Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për Bardhin ka kohë që flitet se do të largohet nga Trabzonspor, i cili sonte është paraqitur titullar, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Rizespor-i vendas, në takimin e javës së 22-të të elitës së futbollit turk. 

Trabzon është në vend të tretë me 37 pikë e ka dy më shumë se Rizespor që gjendet dy vende më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat