Emri më i ri te Struga Trim Lum

Futboll

Emri më i ri te Struga Trim Lum

Më: 25 janar 2024 Në ora: 20:38
Nikolla Vlajkoviç

Struga Trim Lum ka angazhuar mbrojtësin e krahut të djathtë, Nikolla Vlajkoviç.

Bëhet fjalë për një futbollistë 28-vjeçar, i cili skuadrës tonë i bashkohet nga ekipi i Superligës së Serbisë, Radniçki Nish.

"Ai skuadrës tonë iu bashkua direkt në Antalia të Turqisë, ndërsa pas përfundimit të ceremonisë së nënshkrimit të kontratës, i njëjti doli edhe në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

I gjatë 1.78 metra, Vlajkoviç kryesisht luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, por gjithashtu ka provuar veten të luaj në disa raste edhe si mbrojtës i krahut të majtë.

Ai përveç pjesës difenzive, mjaft mirë gjindet edhe në pjesën ofenzive, ku dallohet me harkimet e tij, por edhe aftësitë me topin në këmbë.

Në elitën e futbollit serb numëron afër 100 ndeshje, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës së tij e kishte kaluar si pjesë e Novi Pazar.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë që ka dalë nga shkolla e Radniçki Pirot, nga e cila skuadër në vitin 2020 u transferua te Novi Pazar. Pikërisht këtu ishte ngritja e këtij futbollisti, i cili pas dy sezoneve të shkëlqyera me skuadrën nga Sanxhaku, u transferua te Radniçki 1923, ndërsa 6 muajt e fundit ishte pjesë e Radniçki Nish.

Ai gjatë stinorit vjeshtorë me këtë skuadër regjistroi gjithsej 15 paraqitje, dy prej të cilëve në kuadër të Kupës", njofton FC Struga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat