Griezmann dështon nga penalltia, Atletico eliminon Sevillën

Futboll

Griezmann dështon nga penalltia, Atletico eliminon Sevillën

Nga: K.G. Më: 25 janar 2024 Në ora: 22:56
Pamje nga ndeshja

Atletico ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Sevillës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Metropolitano".
Atletico Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. 

Është interesant se Antoine Griezmman ka dështuar nga penalltia në minutën e 26-të, duke lëshuar rastin më të mirë për Atleticon. 

Në minutën e 79-të Memphis Depay ka realizuar për triumfin dhe kualifikimin e skuadrës së Diego Simeones.

Mallorca, Atletico Madrid, Athletic Bilbao e Sociedad, janë kualifikuar në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat