Leipzig përjashton dy lojtarët nga skuadra

Futboll

Leipzig përjashton dy lojtarët nga skuadra

Më: 26 janar 2024 Në ora: 15:51
Leipzig

Një episod i rëndë ka ndodhur te skuadra e Leipzig, me dy lojtarë të ekipit Under 19, të cilët janë përjashtuar nga klubi pasi kanë bërë fyerje raciste ndaj një shoku të skuadrës me ngjyrë.

Klubi nuk kishte dyshime për marrjen e vendimit drastik, në një periudhë historike në të cilën po bëhen përpjekje të zhduket njëherë e mirë ky problem serioz, i cili u rishfaq në Itali pas rastit Maignan gjatë ndeshjes mes Udineses dhe Milanit.

Leipzig informoi se “të dy në mënyrë të dukshme bënë komente raciste ndaj lojtarëve të tjerë dhe për këtë arsye u sollën në një mënyrë shumë josportive dhe të papranueshme.

“Pasi u bënë të ditura faktet, drejtuesit e klubit i njoftuan menjëherë lojtarët për përjashtimin.

“RB Leipzig kundërshton me vendosmëri sjelljet raciste, antikushtetuese dhe ksenofobike dhe sjellje të tjera diskriminuese ose çnjerëzore dhe është veçanërisht i përkushtuar ndaj parimit të lojës së ndershme, luftës kundër racizmit dhe ksenofobisë dhe mbështetjes për integrimin e të rinjve të huaj, si në sport ashtu edhe në shoqëri”.

Sipas mediave gjermane, objektivi i ofendimeve ishte El Chadaille Bitshiabu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat