Ky pritet të jetë selektori i ri i kombëtares së Kosovës

Futboll

Ky pritet të jetë selektori i ri i kombëtares së Kosovës

Më: 26 janar 2024 Në ora: 16:04
Bruno Labbadia

Ka kohë që lakohen disa emra për selektor të kombëtares së Kosovës në futboll. 

Një emër që tani duket më bindës se mund ta marrë drejtimin e kombëtares tonë, është gjermani Bruno Labbadia. 

“Bruno Labbadia, kandidati kryesor për tu emëruar trajner i Kosovës 

Trajneri gjerman pritet ta vizitojë Kosovën gjatë ditëve në vijim për të parë kushtet e punës. 

Në parim, Labbadia është dakord të pranojë detyrën e selektorit të Kosovës. 

57-vjeçari ka qenë trajner i disa klubeve të njohur në Bundesligë: Bayer Leverkusen, Hamburg, Stuttgart, Wolfsburg, Hertha etj"., ka shkruar gazetari Arlind Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat