Napoli merr Leander Dendoker

Futboll

Napoli merr Leander Dendoker

Më: 26 janar 2024 Në ora: 16:44
Leander Dendoker

Leander Dendoker është zyrtarisht blerja e katërt e Napolit në këtë seksion të merkatos dimërore.

Kartoni i lojtarit tashmë është depozituar në Ligë, sikurse raportohet dhe nga faqja zyrtare në internet e Napolit, ndërsa futbollisti është i gjithi i Napolit.

Formula me të cilën ka ardhur futbollisti nga Aston Vila është huazimi deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes.

Por gjithçka do të vendoset në fund të kampionatit të Serisë A, atje ku Dendonker do të mund të kthehet për të vazhduar kontratën e tij deri më 30 qershor 2026.

Në kombëtaren belge, Dendonker është një lojtar fiks i formacionit të “Djajve të kuq”. 32 ndeshje me Belgjikën, sikurse Romelu Lukaku me shokë, por në sezonin e fundit me Unai Emeri nuk ka mundur të ishte një pikë referimi për Aston Vilën.

Pesë ndeshje si titullar, 1 gola në vetëm 389 minuta të luajtura. E për rrjedhojë klubi anglez vendosi ta nxirrte në shitje dhe të kaltrit nuk kanë humbur rastin për të patur në skuadër një mesfushor fizik, inteligjent, të fortë dhe dinamik si Dendoker. Një huazim me të drejtën e blerjes në shifrën 10 milion euro..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat