Atletico prezanton adoleshentin belg

Futboll

Atletico prezanton adoleshentin belg

Më: 26 janar 2024 Në ora: 23:24
Arthur Vermeeren

Tashmë është zyrtare, Arthur Vermeeren bëhet lojtar i Atléticos së Madridit.

Talenti i ri belg, që sapo ka mbushur 18 vjeç, konsiderohet një nga bastet e mëdha të drejtuesve të Atleticos.

Adoleshenti në vetëm pak muaj te skuadra e Antwerpit (shok skuadre me sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Arbmor Muja), ka rënë në sy të disa prej skuadrave të mëdha të Europës.

 

Drejtuesit e “Los Colchoneros” i kishin nisur që në fillim të janarit bisedimet, duke mbyllur përfundimisht marrëveshjen me klubin belg.

Mëngjesin e kësaj të premteje ai ka kaluar kontrollin përkatës mjekësor, duke hedhur më pas të zezën mbi të bardhë.

Arthur Vermeeren do të jetë i lidhur me Atleticon deri në vitin 2030 dhe në arkat e Antwerpit do të shkojë një shumë që mund të arrijë deri në 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat