Allegri: Inter ende është favorit për titull

Futboll

Allegri: Inter ende është favorit për titull

Më: 26 janar 2024 Në ora: 23:39
Allegri

Inter ende është favorit për të fituar Serinë A, ka thënë të premten trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri. 

Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetren javën e ardhshme në një ndeshje që do ta sqarojë kreun e tabelës ku për momentin "Zonja e vjetër" ka një pikë më shumë.

“Interi është një ekip i fortë; ata janë favoritët dhe kanë fituar shumë pikë, kështu që ne duhet të jemi krenarë që jemi pranë tyre. Inter po bën gjëra të jashtëzakonshme.

Kjo nuk do të thotë se ne duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi bërë deri më tani”, është shprehur Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat