Trajneri kanos brazilianin: Firmos ose largohu ne verë

Futboll

Trajneri kanos brazilianin: Firmos ose largohu ne verë

Më: 27 janar 2024 Në ora: 11:59
Newcastle

Trajner i Newcastles Edi Hou pranon se Xhoelintoni mund të shitet gjatë merkatos verore, nëse nuk rinovon kontratën me skuadrën angleze. 27-vjeçari brazilian ka kontratë me Newcastle deri në vitin 2025.

“18 muaj i kanë mbetur në kontratë dhe një gjë e tillë e bën klubin tonë të pambrojtur.

Ose do të arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Ose ka shumë mundësi që Joelinton të shitet në verë. Ky është realiteti i fakteve”, u shpreh trajneri i bardhezinjve përpara duelit të FA Cup përballë Fulhamit.

Njukasëll luan në Londër për një biletë në raundin e 1/8-ve të FA Cup, një nga objektivat e skuadrës së Hou-s. Xhoelinton është pjesë e Newcastle prej verës së vitit 2019, kur u ble nga gjermanët e Hoffenheimit për shumën 44 mln euro. Gjatë këtij sezoni, qendërmesfushori numëron 3 gola dhe 4 asiste në të gjithë kompeticionet me skuadrën e Newcastles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat